Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ipeshkvi Dodë Gjergji në mbështetje të “Marshit për Liri” më 12 shtator

Gazeta10
09 September 2026 - 14:22

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka shprehur mbështetje për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar takim me Ipeshkvin Gjergji, ku është diskutuar për organizimin e marshit dhe mesazhin e solidaritetit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe familjet e tyre.

“Gjatë takimit është diskutuar për organizimin e marshit, rëndësinë e tij dhe mesazhin e solidaritetit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, si dhe me familjet e tyre.

Përfaqësuesit e “Liria Ka Emër” e kanë njoftuar Ipeshkvin Gjergji me mobilizimin qytetar dhe aktivitetet që po zhvillohen në mbarë Kosovën në prag të 12 shtatorit.

Imzot Dodë Gjergji ka shprehur mbështetjen e tij për Marshin për Liri, duke vlerësuar rëndësinë e unitetit, solidaritetit dhe qëndrimit të përbashkët në mbështetje të vlerave mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” e falënderon Ipeshkvin Dodë Gjergji për pritjen, mbështetjen dhe solidarizimin me këtë nismë qytetare.

Marshi për Liri do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në

Prishtinë.

Kosova po pret. Më 12 shtator, bashkë për lirinë”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.