Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

OVL-UÇK i reagon presidentit kroat: Sa për Kroacinë e ndërkombëtarët, Kosova ende do ishte nën Jugosllavi

Gazeta10
30 January 2023 - 19:39

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar rreth deklaratës së Presidentit kroat, i cili ngriti paralele duke thënë se “Kosova është marrë nga Serbia”.

Klinaku ka thënë se po të mos ishte lufta e UÇK-së “sa për Kroacinë dhe bashkësinë ndërkombëtare Kosova ende do të ishte në Jugosllavi”.

Klinaku ka shkruar se bashkësia ndërkombëtare nuk ka rol në çlirim sa ka pasur UÇK-ja.

“Shqipërisë i janë aneksuar territoret edhe më herët, por ta themi që nga 1912-ta. Për këtë, shqiptarët nuk i kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për t’i rikthyer territoret, që ende i mbajnë pushtuesit sllav e grek. Po të mos ishin përpjekjet e popullit shqiptar, e sidomos po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi”, ka shkruar Klinaku në Facebook. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.