Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gattuso largohet nga posti i trajnerit të Valencias

Gazeta10
30 January 2023 - 19:47

Gennaro Gattuso nuk do të jetë më trajner i Valencias.

Largimi i Gattusos vjen pas humbjes që “Lakuriqët” e pësuan gjatë kësaj fundjave kundër Real Valladolidot.

Valencia nëpërmjet një komunikatë ka njftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin italian.

“Klubi dhe trajneri Gattuso me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin”, thuhet shkurtimisht në njofitmin e klubit.

45-vjeçari u emërua trajner i Valencias në muajin korrik të vitit të kaluar.

Ai ishte në krye të ekipit spanjoll për 22 ndeshje, prej të cilave arriti shtatë fitore, pesë barazime e 10 humbje.

Më parë, Gattuso kishte qenë kryetrajner i disa ekipeve italiane si Milani, Napoli dhe Palermo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.