Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Di Maria nuk rinovon me Juventusin, pritet të largohet në fund të sezonit

Gazeta10
30 January 2023 - 20:04

Di Maria pritet të largohet në fund të sezonit nga Juventusi.

Argjentinasi nuk do të rinovojë kontratën me “Zonjën e Vjetër” dhe në verë pritet të largohet nga Serie A.

34-vjeçari erdhi te Juventusi si transfer i lirë, pas një periudhe shtatëvjeçare të kaluar te Paris Saint-Germaini.

Deri më tani këtë edicion, argjentinasi ka shënuar tre gola në 15 ndeshje me ekipin italian.

Muajin e kaluar, sulmuesi 34-vjeçar arriti të fitojë Kupën e Botës me kombëtaren e Argjentinës.

Sipas raportimeve të fundit, Di Maria pas aventurës së tij te “Biankonerët”, mund të kalojë te Rosario Central, klub në të cilin e nisi karrierën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.