
Sot janë bërë 26 vjet që nga vrasja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.
Ai shte njëri nga komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Presidentja dhe kryeministri kanë vendosur kurora lule sot paradite tek shtatorja e Pajazitit në qendër të Prishtinës.
Me këtë rast, presidentja Osmani tha se sot i përkujtojmë për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahir Pajziti me shokë, për të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të gjithë ata që luftonin së bashku me të duke iu dhënë frymëzim edhe më të madh, por edhe gjithë të tjerët që iu bashkuan UÇK-së pas rënies së tyre.
“Kjo ditë është prej ditëve më të lavdishme të UÇK-së dhe të gjithë Republikë së Kosovës që u ndërtua mbi themel të forta dhe ato mbesin të forta pikërisht se u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë. Natyrisht që përkujtimi për ta, respektimi për ta do të mbesë i përjetshëm, por edhe puna jonë e përditshme në forcimin e shtetit që u ndërtua me gjak e sakrificë do ta ketë udhërrëfyes, pikërisht këtë sakrificë e këtë heroizëm. Pikërisht shembullin e tyre që u dha 26 vjet më parë”, deklaroi presidentja Osmani.
Lindi më 1 Nëntor 1962 në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë më 31 Janar 1997 në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, pasi ra në një pritë të organizuar nga forcat serbe.
Njihet si Pushka e Parë e Lirisë, ndërkaq pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës./Gazeta10