Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Haradinaj kujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën

Gazeta10
31 January 2023 - 9:46

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar heronjtë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën në 26-vjetorin e rënies së tyre.

Sipas Haradinajt, sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

“Në 26-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.

“Sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Zahiri, Edmondi dhe Hakifi do të jenë përherë pjesë e kujtesës sonë historike”./Gazeta10

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.