Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jorginho pritet të kalojë  tek Arsenali

Gazeta10
31 January 2023 - 11:44

Njëri nga transferimet e mëdha që pritet të realizohet në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit është edhe kalimi i Jorginhos nga Chelsea te Arsenali.

Reprezentuesi italian mësohet se ka pranuar që ta kalojë në skuadrën e Mikel Artetas pasi është pikërisht trajneri spanjoll që po e kërkon me ngulm atë.

Sipas gazetari Fabrizio Romano, tashmë dy klubet londineze janë duke zhvilluar negociata intensive për kompletimin e këtij operacioni.

Kushtet personale të dakorduara, kontratë deri në vitin 2024 me opsion vitin e ardhshëm — Jorginho tashmë ka pranuar./Gazeta10/.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.