Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ende ska marrëveshje nga Chelsea për Enzo

Gazeta10
31 January 2023 - 14:54

Benfica dhe Chelsea raportohet se ende nuk kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Enzo Fernandez.

 Londinezët janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë euro për mesfushorin argjentinas (që korrespondon me të ashtuquajturën klauzola e lirimit), por duan ta bëjnë pagesën në pesë vitet e ardhshme, por portugezët po kërkojnë që kjo pagesë të bëhet në afat më të shkurtër.

Në Portugali kanë mbetur edhe 12 orë për mbylljen e merkatos.

Në Angli, merkato e transfertave mbyllet një orë më parë, në orën 23.00.

Në çdo rast, do të jenë 12 orë të çmendura për të kuqtë dhe për Enzon, i cili ka kërkuar të largohet.

Deri atëherë Benfica ka një lojë të vështirë ku të marten do të përballet kundër Arouca nga ora 20:30 dhe Enzo nuk pritet të luajë./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.