
Basketbollisti amerikan, Jordan Harris, është shpallur MVP i xhiros së 20 në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Harris kishte pasur një paraqitje fantastike në fundjavë kundër Ponte Prizrenit dhe ishte njëri nga lojtarët më meritorë që Vëllaznimi arriti fitoren e tetë sezonale.
Në ndeshjen kundër Pontes, Harris arriti të realizoj 35 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.
Federata e Basketbollit të Kosovës po ashtu ka publikuar edhe formacionin e xhiros së 20 në elitën e basketbollit kosovar.
Top 5-shja përbëhet nga Jordan Harris i Vëllaznimit, Daniel Lekndreaj i Bashkimit, Brooks DeBischoop i Prishtinës dhe nga dyshja e Trepçës, Will Daniels e Andrew Gordon.
Në xhiron e 20 të Superligës së Kosovës, Trepça mposhti Ylli në shtëpi, Prishtina mori lidershipin pas fitores së lehtë ndaj Rahovecit, Vëllaznimi mposhti Ponte Prizrenin dhe Bashkimi triumfoi kundër Pejës.