Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi nis vizitën në SHBA, merr pjesë në një forum të kongresistëve

Gazeta10
31 January 2023 - 16:23

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vizitën zyrtare në SHBA e ka filluar duke marrë pjesë në një forum në Kongresin Amerikan.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka treguar se është pjesëmarrës në forumin “Si ti kundërpërgjigjemi agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit dashakeq të Kinës në Evropë”, ku është diskutuar për qëndrimet e vendeve të rajonit në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike.

“Sot, vizitën time zyrtare në SHBA e fillova në Kongresin Amerikan, ku mora pjesë në forumin e organizuar nga kongresmenët Robert B. Aderholt dhe Pete Sessions, nën moderimin e Fatmir Mediut, me temë “Si ti kundërpërgjigjemi agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit dashakeq të Kinës në Evropë”. Në prezencë të shumë kongresmenëve amerikanë, me zyrtarë nga të gjitha shtetet e rajonit, por edhe nga Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, shtetet baltike dhe të tjera që janë nën kërcënimin direkt rus, diskutuam për qëndrimet tona në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se bashkëpunimi me SHBA-të është jetik për vendet e rajonit.

“Bashkëpuninimi i mirëfilltë rajonal dhe mbarë-evropian, politik e ushtarak, në koordinim të plotë me SHBA-të, është i domosdoshëm për ruajtjen e sigurisë në vendet tona dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.