
Sulmuesi belg, Thorgan Hazard, është transferuar te skaudra holandeze, PSV Eindhoven.
Hazard nuk kishte hapësira të mjaftueshme këtë edicion te Dortmundi dhe vendosi të kalojë në elitën e futbollit holandez.
Reprezentuesi belg kaloi te PSV në formë huazimi, me të drejtë blerjeje në fund të këtij edicioni.
29-vjeçari erdhi te Dortmundi në vitin 2019 dhe ka luajtur në total 122 ndeshje me ekipin gjerman.