
Sulmues i kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi, është transferuar te Olympiacosi.
Bytyqi vjen te Olympiacosi, pas një aventure te kaluar në Turqi, te skuadra e Konyasporit.
Për shërbimet e 26-vjeçarit, Olympiacosi raportohet se ka shpenzuar 1 milionë euro.
Bytyqi ka zhvilluar deri më tani 16 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, prej të cilave ka arritur të shënojë edhe një gol. /Gazeta10