
KB Peja dhe Rodney Purvis me marrëveshje të dyanshme kanë ndarë rrugët.
Purvis ishte njëri nga basketbollistët më të mirë të Pejës këtë edicion.
28-vjeçari në verë erdhi te “Verdhezinjët”, ndërsa më parë kishte luajtur edhe në NBA.
Krahas Purvisit, nga Peja është larguar edhe basketbollisti tjetër, Khaliq Spicer.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Pejës, Arbër Elshani.
“Klubi ka nderpre kontraten me Rodney Purvis dhe Khaliq Spicer. Deri ne javen tjeter mund te kete edhe largime te tjera. Fanela e KB Peja, peshon shume. Ky qytet(Peja), frymezon me basketboll dhe ne asnje menyre, kurre hic asnje individ nuk e lejojme me lujt me fanelen e klubit tone. KB Peja, per neve te gjithe eshte me shume se basketboll. Eshte nje jete e tere kushtuar ketij klubi. Lojtaret ne fjale i faleminderojme per kontributin, por ne kemi synime te qarta. Lojtaret qe do te vijne do te jene cilesor dhe ne do te jemi gati per Kupen e Kosoves”, thuhet në njoftimin e Elshanit.