
Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda starton me Torinon në ndeshjen ndaj Fiorentinas në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Kjo do të jetë ndeshja e tretë e Vojvodës në këtë edicion të këtij kompeticioni.
Përgjatë dy përballjeve në Coppa Italia, Mërgim Vojvoda ka kontribuar me një asist.
Në rast fitoreje, 28-vjeçari së bashku me Torinon do të kualifikoheshin në gjysmëfinale të Kupës italiane.
❗️ FORMAZIONI
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) February 1, 2023
Ecco i nostri titolari contro la Fiorentina#SFT | #FiorentinaTorino pic.twitter.com/qOC5Tf1b6i