
Autori i dokumentarit “Beteja me radikalizmin”, Arben Ahmetit tha se civilizimi perëndimor është duke u rrezikuar nga liderët popullistë e autoritarë të cilët po krijonë polarizim brenda shoqërisë në mënyrë që të mbërrijnë më lehtë tek vota.
Ahmeti duke iu referuar dokumentarit të Kanal10, “Beteja me ekstremizmin”, tha se me shtrirjen e ndikimit rus në këtë formë, është duke u rrezikuar demokracia.
“Bota është kthyer në armiqësit e fuqive të hershme të mëdha, të cilat përdorin dobësitë e njëra tjetrës, për t’i shkaktuar telashe njëra tjetrës. Keëtu flasim për Rusinë, ndikimin rus që qoftë përmes fushatave të ndryshme, ka arritur të nxisë fushata në SHBA e në shtetet tjera të perëndimit, të cilat kanë radiklaizuar individëtët, kanë polarizuar shoqëritë, kanë krijuar rezultat të caktuar të zgjedhjeve, duke krijuar liderë autoritarë, dhe kësisoji i cënojnë vlerat e demokracisë”, tha Ahmeti në Politiko.
Dokumentarin “Beteja me radikalizmin”, mund ta ndiqni pas përfundimit të “Politikos”në Kanal10/Gazeta10