
Sipas gazetarit, Visar Duriqi Kosova vazhdon të rrezikohet nga dy lloje të radikalizmit.
I pari sipas tij, është i motivuar nga ideologjitë fetare me bazë nacionaliste që kryesisht financohet nga Beogradi dhe ka tendencë për të shkaktuar trazira.
Ndërsa, radikalizmi tjetër, Duriqi tha se është i motivuar nga nacionalizmi shqiptarë, që ka narracion të urrejtjes ndaj kombeve tjera, siç janë serbët, shkruan Gazeta10.
Duriqi në dokumentarin “Beteja me ekstremizmin” prodhim i Kanal10, shtoi se sistemi i drejtësisë në Kosovë si dhe Kodi Penal, i njohin edhe radikalizmat që janë të motivuar nga ideologjitë fetare me motive nacionaliste.
“Kosova vazhdon të rrezikohet nga radikalizmi fetar, dhe ai me bazë nacionaliste. I pari është shumë më i theksuar në veri. Kohëve të fundit kemi parë në Kosovë, që ka pasur tendencë për të shkaktuar trazira prej një radikalizmi të motivuar kombëtarisht, me bazë nacionaliste që kryesisht financiohet nga Beogradi. Brenda Koosvës, ekzistojnë edhe grupe që kryesisht janë shqiptare dhe që janë të motivuar prej nacionalizmit shqiptarë dhe tentojnë ta krijojnë një narracion të urrejtjes ndaj kombeve tjera, me theks të veçantë ndaj serbëve”, tha Duriqi në dokumentarin e Kanal10, “Beteja me ekstremizmin”. /Gazeta10