Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nushi: Drejtorin e ri të RTK-së e njohim edhe personalisht – ai e plotëson kushtin e servilitetit

Gazeta10
01 February 2023 - 23:18

Protagonisti i aksionit të PSD-së, në televizionin publik, aktivisti i kësaj partie, Nol Nushi ka folur në Prime Time lidhur me këtë aksion gjatë edicionit të lajmeve për ta kundërshtuar zgjedhjen e Rilind Gërvallës, drejtor të programit shqip në RTK.

LEXO EDHE: “Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK-së gjatë transmetimit të lajmeve

Nushi tha se pavarësisht njohjes personale me drejtorin e ri, Gërvalla, ata po e kundërshtojnë emërimin e tij për shkak të afërsisë shumë të madhe me figura qendrore të partisë në pushtet, shkruan Gazeta10.

“Zyrtari i partisë në pushtet, ne kemi njohje edhe personale me të, nuk po themi që nuk e plotëson asnjë kusht të një profesionisti të denjë për ta drejtuar RTK. Kushti që ai e plotëson është serviliteti dhe afërsia e tij shumë e madhe me figurat qendrore të partisë në pushtet”, tha Nushi në Prime Time.

Ai ka paralajmëruar edhe aksione tjera kundërshtuese, siç tha ai “edhe më kreative se kaq”.

“ Ne po duam që ta çojmë mesazhin te qytetërt që ajo cfarë po ndodhë është kërcënim për demokracin. Mos u befasoni nëse shihni edhe aktivitete tjera edhe më kreative. Patëm edhe dhjetra mundësi tjera ta bëjmë aksionin tonë, por kjo ishte më kreativja dhe besoj që kemi bërë mirë. Do ta bëja edhe 100 herë po të kishte nevojë. Ne e treguam edhe aty, që s;kemi asgjë ndaj stafit, por ndaj politikave qëveritare, RTK-së”, u shpreh Nushi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.