Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nushi për aksionin në RTK: Askush s’na pengoi, hyra si çdoherë tjetër

Gazeta10
01 February 2023 - 23:22

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi në një intervistë në “Prime Time”, ka folur rreth aksionit të sotëm që e bëri në studion e lajmeve të transmetuesit publik, duke hyrë me një parullë që mbante mbishkrimin “Radio Televizioni Kurtit”.

Nushi, ka thënë se brenda studios së RTK-së ka hyrë pa i penguar askush madje nga hyrja kryesore.

“Televizioni është publik, ne aty kemi hy vazhdimisht si mysafir, e të ftuar e kështu me radhë. Edhe sot hymë andej ka hyhet nga hyrja kryesore e drejt te studio e lajmeve. Nuk u penguam nga askush, madje u përshëndeta me njerëzit që u takova rrugës dhe vazhdova. Ajo është hapësirë publike dhe e tillë duhet të jetë, nuk duhet të bie pre e këtij pushteti që po tenton të kap çdo institucion dhe t’i shtrij rrënjët e propagandës gjithandej. Në atë studio kam qenë edhe më herët e dita ku është, kam hy pa asnjë problem, RTK-ja i ka kamerat e sigurisë dhe s’mund të pretendoj që kam hy në mënyrë të dhunshme, kam hy nga hyrja kryesore.”, ka thënë Nushi.

Tutje, Nushi ka folur për udhëheqësit e RTK-së, duke aluduar në kapjen e televizionit publik nga pushteti”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.