Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mësohen kundërshtarët e Kosovës U21 për kualifikimet në Kampionatin Evropian

Gazeta10
02 February 2023 - 10:45

Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat U-21, ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet për Kampionatin Evropian “EURO 2025”, që do të zhvillohet në Sllovaki.

52 ekipe që do të jenë pjesëmarrëse , të renditura në nëntë grupe, me Kosovën që do të jetë pjesë e grupit D, së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.

Ndeshjet e fazës së grupeve do të luhen në mes të marsit të këtij viti dhe gjatë muajit tetor të vitit të ardhshëm.

15 ekipe do të kualifikohen tutje nga faza e grupeve, së bashku me Sllovakinë që kualifikohet direkt si mikpritëse e Kampionatit Evropian.

Ndryshe nga Kosova, Shqipëria ndodhet në Grupin E, ku kundërshtarë do të ketë Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

Finalja e Kampionatit Evropian do të mbahet në Sllovaki gjatë verës së vitit 2025.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.