Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lëndimi i Mbappe më serioz se pritej, prezenca e tij ndaj Bayern Munchen në dyshim

Gazeta10
02 February 2023 - 14:15

Sulmuesi i Francës dhe Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe po vuan nga një lëndim i pësuar në ndeshjen ndaj Montpellier të mërkurën mbrëma.

Ekzaminimet e para të bëra këtë mëngjes, japin një ndenjë shqetësimi per PSG-në, pasi është vënë në dyshim gatishmëria e Mbappe për ndeshjen ndaj Bayern me 14 shkurt.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, Mbappe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Parisit ndaj Toulouse dhe Marseille, dhe gjithashtu pritet të mungojë edhe në ndeshjen ndaj AS Monaco.

Deri më sot, pjesëmarrja e tij në ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën ë Kampionëve është padyshim e pasigurt, mirëpo Kylian Mbappe ka ditur edhe më herët të kthehet nga lëndimi para datës së parashikuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.