Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetarja e Apelit në Speciale: Gjykata u krijua pas frikësimit të dëshmitarëve

Gazeta10
02 February 2023 - 14:28

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca ku do të shpallet aktgjykimi i Apelit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kryetarja e trupit gjykues, ndër tjerash, tha në fillim të seancës se Dhomat e Specializuara u krijuan për t’i gjykuar krimet e luftës dhe se para themelimit të kësaj gjykate, në Kosovë kishte “pengesa”, raporton Gazeta10.

“Pengesat e hasura nga gjykatat dhe tribunalet e tjerë në zbulimin e së vërtetës përbënin një shqetësim të vazhdueshëm, ku përfshihej frika e dëshmitarëve për të dëshmuar në mungesën e besimit të tyre te masat mbrojtëse”, tha ajo.

“Pikërisht në këtë kontekst u krijuan Dhomat e Specializuara”, theksoi ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.