
Mesfushori belg, Kevin De Bruyne shumë shpejt pritet të rinovojë kontratën e tij me Manchester Cityn.
Kontrata aktuale e De Bruynes me Cityn skadon në vitin 2025, por të dyja palër shumë shpejt të do fillojnë negociatat për një kontratë tëre afatgjate.
31-vjeçari është pjesë e ekipit anglez që nga viti 2015, ku u transferua nga Wolfsburgu.
Që nga ardhja e tij te “Qytetarët”, reprezentuesi belg ka qenë njëri nga lojtarët kyç të kësaj skaudre dhe njëri nga mesfushorët më të vlerësuar në Botë.
De Bruynë është aktualisht lojtari më i paguar në elitën e futbollit anglez, me 23 milionë euro pagë vjetore.