Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Reagimi i parë i OVL-UÇK-së pas vendimit të Apelit për Haradinajn e Gucatin

Gazeta10
02 February 2023 - 15:09

Paneli i Gjykatës së Apelit ka shpallur aktgjykimin në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Sipas aktgjykimit, Gucati e Haradinaj do të mbetën në burg për 4 vjet e 3 muaj burg. Atyre u llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Mënjehere pas këtij vendimi ka reaguar, kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, raporton Gazeta10.

“Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, ashtu e konsiderojmë se Gjykata Speciale është gjykatë politike. Në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë së dhomave të specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar ndër të tjera Klinaku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.