Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

ZPS-ja mirëpret vendimin e Apelit në çështjen kundër Gucatit e Haradinajt

Gazeta10
02 February 2023 - 16:03

Ushtruesi i detyrës së prokurorit të specializuar Alex Whiting ka mirëpritur aktgjykimin e Apelit në Hagë në lidhje me çështjen kundër ish-krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Apeli ka ulur dënimin për nga tre muaj ndaj Gucatit e Haradinajt, nga 4 vjet e gjysmë burgim në 4 vjet e tre muaj.

“E mirëpres gjykimin e sotëm të Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara, i cili përforcon sundimin e ligjit në Kosovë dhe dërgon mesazh të qartë ndaj të gjithë të përfshirëve në frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje ndaj dëshmitarëve apo pengim të drejtësisë”, tha Whiting. “ZPS-ja i merr këto krime shumë seriozisht dhe do të vazhdojë të hetojë dhe të bëjë ndjekje penale ndaj të gjithë të përfshirëve në çdo instancë. Ky rast ka qenë për kushtet e kërkuara për një administrim fer të drejtësisë dhe çfarë nevojitet për të bërë realitet sundimin e ligjit. Dëshmitarët duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë pa pasur frikë nga hakmarrja apo ndëshkimi”. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.