Me 240.000 mijë metra katrorë dhe me mbi pesë mijë vende të parkingut, “Prishtina Mall” qendra më e madhe tregtare në Evropën Juglindore është bërë gati për hapjen e madhe më 6 mars të këtij viti për të gjithë konsumatorët.
Drejtori i Bordit i kësaj qendre, afaristi Fatmir Zymberi në një rrëfim ekskluziv për Politiko në Kanal10, ka treguar se ëndrra shumëvjeçare e një grupi të madh aksionarësh dhe bashkëpunëtorësh pas një pune të madhe, do të sjell së shpejti në Kosovë një koncept ndryshe shopingu e argëtimi.
Ky projekt gjidand është i pari i këtij lloji në Kosovë ku do të sjell plotë 200 brendeve të ndryshme presitigjioze, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit.
‘Ky është investimi më i madh privat në Kosovë dhe në shtetet perëndimore të Ballkanit, si dhe qendra më e madhe në Evropën Juglindore. Në këtë dimension të kësaj qendre, numërohen 100 qendra në botë. Është pak e cuditshme që kjo qendër është në Kosovë. Ne jemi bërë një grup aksionarësh, bashkëpuntorësh dhe ka qenë një andërr, një ide shumëvjeçare. Kemi punuar shumë rreth kësaj, nga ideja e deri të projektimi i saj. Duke i gjetur bashkëpunotrët më të mirë në botë, duke filluar nga arkitektët, menaxherat e deri te përzgjedhja e produkteve që do të involvohen në këtë projekt. Me një vullnet dhe dashuri të madhe për vendin tonë, Kosova nuk mundet me u bë e madhe e mirë, nëse s’ka projekte të mira”, tha Zymberi në Politiko.
Zymmberi ka treguar se qendra tregtare “Prishtina Mall” pritet të hapë 2.500 vende të reja pune. /Gazeta10