
Një grup afaristësh, përfaqësues të bizneseve në Kosovë arritën që përmes ëndrrës së përbashkët të realzojnë qendrën më të madhe, projektin më gjigand në rajon e Evropën Juglinodre, “Prishtina Mall”.
Drejtori i Bordit, Fatmir Zymberi në një rrëfim ekskluziv në Politiko në Kanal10, ka treguar se si iu bashkuan në këtë ëndërr të madhe afaristët tjerë nga Kosova.
“Ne e njohim këtë profesion. Jemi bërë një grup që përfaqësojmë biznese nga Kosova. Te gjithë janë liderë në bizneset e veta në Kosovë. Ne këtë e kemi pa, dhe e kemi bërë në atë nivel. Për këtë profesion, Kosova do të regjistrohet në botë me një qendër më të madhën dhe më të bukurën”, deklaroi në Politiko, Fatmir Zymberi.
“Prishtina Mall”, do të hap dyert për konsumatorët, më 6 mars të këtij viti
Kjo qendër tregtare, që ndodhet në afërsi të Lipjanit jo shumë larg kryeqytetit, përmes autosdradës do të lidhë Prishtinën me Shkupin, Tiranën, e Greqinë/Gazeta10