
Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe në Durrës, ndërsa banorët e zonës dhe shërbimi zjarrfikës kanë dalë në vendngjarje për të lokalizuar dhe shuar flakët.
Sipas raportimit të Top Channel, ekipet e zjarrfikësve të Durrësit po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Zona ku ka rënë zjarri ka prezencë të madhe të barishteve, çka ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.