
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vazhdojnë kontrollet në terren për identifikimin dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale të ujit.
Sipas KRU “Prishtina”, gjatë kontrolleve po adresohen edhe rastet e keqpërdorimit të rrjetit të ujësjellësit nga konsumatorët.
Kompania ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat, duke theksuar se furnizimi i rregullt me ujë është përgjegjësi e përbashkët.
“Lidhjet ilegale dhe keqpërdorimi i ujit dëmtojnë gjithë komunitetin”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.