Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu i drejtohet Qunit: Jep dorëheqje nga politika, ke premtu

Gazeta10
18 September 2026 - 13:14

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka kërkuar tërheqjen nga politika të deputetit të LDK’së, Anton Quni, duke thënë se ai ka bërë një deklaratë ku thoshte se “jep dorëheqje” kur Hashim Thaçi e Kadri Veseli të jenë në burg.

“Deputeti Anton Quni të tërhiqet nga politika sepse nëse iu kujtohet pat thënë se kur të jetë në burg Hashim Thaçi e Kadri Veseli, unë do ta lë politikën. Prandaj, Anton, nëse je veç pak i përgjegjshëm ndaj asaj që ke thënë, jep dorëheqje nga politika”.

Këtë deklaratë Musliu u bëri në një prononcim për media gjatë protestës së sotme të OVL UÇK’së kundër vendimit dënues të Hagës për ish-krerët e UÇK’së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.