Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

OVL-UÇK: Si do të barazohet vendimi Speciales me varrezat e 23 intelektualëve, përfshirë edhe babain tim

Gazeta10
18 September 2026 - 12:23

Në fjalimin e saj gjatë protestës së OVL-UÇK-së para Qeverisë së Kosovës, një përfaqësuese e organizatës kritikoi institucionet për, siç tha ajo, heshtjen ndaj zhvillimeve në Hagë.

Ajo tha se, ndërsa qytetarët po protestojnë, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e tjera nuk kanë dhënë, sipas saj, përgjigjen e duhur për një çështje që e konsideroi të rëndësishme për vendin.

“Teksa populli vuan e proteston, Ministria e Drejtësisë po hesht. Qeveritarët sikur kanë qenë duke fjetur, derisa humbja po na kthehet në akuzë dhe masakrat serbe po na kthehen në gjykim”, deklaroi ajo.

Përfaqësuesja e OVL-UÇK-së ngriti gjithashtu pyetje lidhur me përgjegjësinë e Gjykatës Speciale ndaj familjarëve të të zhdukurve dhe viktimave të luftës.

“Çfarë përgjegjësie kanë gjyqtarët për familjarët e të zhdukurve që kanë gdhirë çdo mëngjes me ankthin e pritjes?”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, ajo përmendi edhe varrezat masive dhe 23 intelektualë, duke thënë se në mesin e viktimave ishte edhe babai i saj.

“Si do të barazohet ky vendim me varrezat masive të 23 intelektualëve, përfshirë edhe babain tim?”, tha përfaqësuesja e OVL-UÇK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.