Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtyhet nisja e protestës për pesë minuta, organizatorët: Pa maska, s’ka arsye për fshehje

Gazeta10
18 September 2026 - 12:04

Është shtyrë për pesë minuta nisja e protestës së paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së , e cila po mbahet në shenjë revolte ndaj vendimit në Hagë.

Nga vendi i ngjarjes, gazetari i Kanal10, Zeqir Hasani, raporton se organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë pa maska, pasi sipas tyre: “Pa maska, s’ka arsye për fshehje”.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë tashmë kanë nisur grumbullimet e qytetarëve, ndërsa pritet që protesta të nisë pas pak minutash.

Kanal10 po e përcjell protestën drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.