Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia: Protesta përfundoi e qetë

Gazeta10
18 September 2026 - 14:20

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e cila është mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë ka përfunduar e qetë dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë.

Përmes, një komunikate për media Policia, ka bërë të ditur se edhe pas përfundit të protestës njësitë policore kanë vazhduar me detyra sipas planifikimeve operacionale.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, lidhur me protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës – UÇK-së, e cila ka filluar sot në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” nëPrishtinë, ashtu siç ka paralajmëruar me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës.

Policia e Kosovës, duke e njohur të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, sipas detyrës zyrtare është angazhuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët dhe vet protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestës të kalojë e qetë dhe pa incidente.

Mijëra protestues pas tubimit dhe pas mbajtjes së disa fjalimeve, përmes të cilave janë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, në orën 12:40 protesta ka përfunduar e qetë dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë, përderisa njësitë policore kanë vazhduar me detyra sipas planifikimeve operacionale.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar në vazhdimësi. Zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuarrendin dhe sigurinë publike, siguria e qytetarëve dhe mbarëvajtja e aktiviteteve vazhdojnë të mbesin prioritet i Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.