Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza: Simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë

Gazeta10
18 September 2026 - 14:49

Partia Demokratike e Kosovës ka nderuar sot veprimtaren, mjeken dhe intelektualen, Flora Brovina.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i shoqëruar nga deputetë, anëtarë të Kryesisë së PDK-së dhe bashkëpunëtorë, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe bëri homazhe në Kuvendin e Kosovës, në nderim të figurës së Flora Brovinës.

Ata vlerësuan kontributin e saj si mjeke, intelektuale dhe veprimtare që gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Për mua, për PDK-në dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin, Flora Brovina do të mbetet përgjithmonë një simbol i qëndresës, i humanizmit dhe i atdhedashurisë”, ka theksuar Hamza.

Flora Brovina vdiq më 15 shtator, ndësa sot do t’i jepet lamtumira e fundit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.