Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA

Gazeta10
18 September 2026 - 15:33

Toger Etnik Kastrati ka përfunduar me sukses trajnimin “Infantry Basic Officer Leader Course”(IBOLC) në Fort Benning, Georgia, një nga kurset kryesore për përgatitjen dhe zhvillimin profesional të oficerëve të rinj të këmbësorisë.

Trajnimi përmban një program të fokusuar në zhvillimin e aftësive të udhëheqjes, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve taktike, përdorimit të armëve, navigimit tokësor, stërvitjes së njësive dhe drejtimit të trupave në kushte të ndryshme operacionale.

Bazuar në rezultatet e arritura, përkushtimin dhe performancën e treguar gjatë gjithë trajnimit, Toger Kastrati ka marrë çmimin “International Distinguished Honor Graduate”, një vlerësim për performancën e tij të treguar gjatë trajnimit.

Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin e tij profesional si Oficer i Këmbësorisë dhe një tjetër dëshmi të përkushtimit për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.