Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati Mishetiq i reagon Kosit: S’të takon ta paragjykosh çështjen ndaj Thaçit

Gazeta10
18 September 2026 - 15:48

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, i reagoi Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duke theksuar se nuk i takon ta paragjykojë çështjen ndaj Thaçit.

Kos pas vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se Dhomat e Specializuara janë organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur dhe se vendimi ka të bëjë me përgjegjësi individuale dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Mishetiq kundërshton cilësimin e Kosit për Specialen. Ai tha se paanshmëria e saj në rastin e Thaçit ende nuk është përcaktuar.

“Nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e Thaçit, kjo ende mbetet të përcaktohet. Nuk i takon Marta Kosit që ta paragjykojë këtë çështje”, shkroi Mishetiq.Ai vuri në dukje se një raport i Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit vë në pikëpyetje paanshmërinë e gjyqtarëve të trupit gjykues.

Në këtë raport u nxorën në pah probleme serioze në mbrojtjen e garancive procedurale, veçanërisht në lidhje me të drejtën për një gjykim të drejtë, transparent dhe të paanshëm të Gjykatës Speciale, duke vlerësuar se mandati i Speciales ka pasur devijim nga qëllimi fillestar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 September 2026
Lajme
18 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.