
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka.
Detaje të tjera lidhur me arsyen e shkuarjes dhe agjendën, pritet të bëhen të ditura nga institucionet.
Vizita e Kurtit në SHBA zhvillohet në një periudhë me zhvillime të rëndësishme politike dhe institucionale në Kosovë, përfshirë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.