
Në fundjavë do të rinisin garat e pjesës së dytë të edicionit, me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Gjithsej do të zhvillohen tetë ndeshje, katër ndeshje të shtunën dhe katër të tjera të dielën.
Të shtunën do të ndeshen: Liria – Llapi, Feronikeli ’74 – Trepç ’89, Ballkani – A&N dhe Flamurtari – Vushtrria.
Ndërkohë, të dielën më 5 shkurt do të luhen edhe katërt ndeshje të tjera: Gjilani – Vjosa, Behari – Prizreni, Malisheva – Fushë Kosova dhe Prishtina – Dukagjini.
Të gjitha këto ndeshje startojnë me fillim nga ora 13:00.
Fituesit e këtyre dueleve sigurojnë kalimin në çerekfinale të këtij kompeticioni.
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës është skaudra e Llapit.
Pas ndeshjeve të Kupës, më 11 shkurt, do të fillojë stinori pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.