Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri për Asociacionin: Kurti duhet t’a ndjek shembullin tim

Gazeta10
03 February 2023 - 12:50

Deklarata e kryeministrtit, Albin Kurti për gjashtë kushtet për pranimin e Asociacionit, ka ngjallur reagime të shumta.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se Kurti për ta pranuar zbatimin e kësaj marrëveshje, duhet të marrë garancion nga SHBA-të dhe BE-ja, transmeton Gazeta10.

Sipas Tahirit, Kurti duhet ta ndjek shembullin të cilin veqse e kishte bërë vet ajo sa ishte kryenegociatore, kur e siguroi një letër nga ndërmjetësja e dialogut Mogerini.

Ajo po ashtu ka postuar në rrjetin social Facebook, edhe letrën që pati sigruar atë kohë.

Shkrimi i plotë i Edita Tahirit:

Pasi pranimit te Asociacionit, Kryeministri Kurti nuk guxon te jap kompetenca ekzekutive per asociacionin. Hapi i pare eshte qe ai te kerkoj nje leter garancie nga ndermjetesuesit amerikan dhe BE, Escobar dhe Laicak me te cilen ata sigurojne qe Asociacioni nuk do te ket komptenca ekzekutive dhe nuk do te jete nje nivel i trete qeverisjes ne Kosove. Nje leter te tille une si kryenegociatore kam arritur qe ta siguroj nga Mogherini si ndermjetesuese e BE-se me te cilen ajo ka siguruar se per BE-ne Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk do te jete nivel i trete qeverisje ne Kosove. Ja letra e Mgherinit drejtuar Kryeministrit te Kosoves.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.