Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drita triumfon në miqësoren e zhvilluar në Turqi kundër Liepajas

Gazeta10
03 February 2023 - 15:21

Skuadra e Dritës ka fituar edhe miqësoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në Antalia të Turqisë, ku po e kryen fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Të premten, Drita e mposhti ekipin nga Letonia, Liepajan me rezultatin 3:1. Ardit Tahiri (20’), Ilir Blakçori (48’) dhe Iran Junior (88’) shënuan golat për triumfin e skuadrës nga Gjilanit.

Para Liepajas, skuadra e Dritës në Antalia ka triumfuar edhe ndaj Tatranit të Sllovakisë (1:0) e Kryvbasit të Ukrainës (1:0).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.