Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: E rrezikshme të kesh fqinj si Serbia, FSK e NATO do parandalojnë skenarët e Vuçiqit

Gazeta10
05 February 2023 - 12:53

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një intervistë për mediat kroate, ka thënë se është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia.

Për “Vecernji List”, Osmani tha se NATO dhe Ushtria e Kosovës parandalojnë skenarët e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

“Jam krenare për raportet me Kroacinë. Si presidente, jam e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet e Kroacisë në mënyrë që t’i afrojmë njerëzit tanë, t’i largojmë barrierat në rrugën tonë drejt bashkëpunimit, për të bërë gjithçka për të mirën e popullit tonë”, tha ajo.

Në versionin e shkurtuar që është publikuar në median kroate, thuhet se Osmani ka përjashtuar çdo skenar për “ndarjen e Kosovës” dhe se kjo sipas saj është hapje e “Kutisë së Pandorës”.

Osmani në intervistë ka folur hapur për situatën në vend, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e Aleksandar Vuçiqit dhe pse kundërshton themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Ajo hodhi poshtë çdo mendim për ndarjen e vendit, duke theksuar se kjo sipas saj është si hapje e Kutisë së Pandorës.

Tutje Osmani gjithashtu ka folur edhe për raudin e ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa ka theksuar se shumë shpejt do të vizitojë Kroacineë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.