Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Brnabiq: Do të këmbëngulim për Asociacionin, Kurti po e dobëson pozicionin e Prishtinës

Gazeta10
05 February 2023 - 12:57

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se Serbia do vazhdojë të këmbëngulë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për “TV PINK”, Brnabiq ka shtuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, po e dobëson pozitën “e Prishtinës sa herë që e refuzon themelimin e Asociacionit”.

Madje, ajo ka thënë se Asociacioni është dakorduar me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

“Aleksandar Vuçiqi e fitoi Asociacionin me të gjitha kompetencat me marrëveshjen e Brukselit dhe tash mund ta shihni se sa e zgjuar është kjo politikë në planin afatgjatë”, ka thënë Brnabiq.

Kryeministrja serbe ka thënë se edhe “promotorët e pavarësisë së Kosovës, po deklarojnë se fillimisht duhet themelohet Asociacioni, e më pas gjërat tjera”.

“Asociacioni është ajo për të cilën do të kapemi dhe këmbëngulja në formimin e tij forcon pozitën tonë dhe dobëson pozitën e Prishtinës sa herë që Kurti thotë ‘jo’”, tha Brnabiq.

Derisa ka përgëzuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se “të gjithë i luten Zotit që ai të udhëheqë vendin”.

“Vuçiq tha se e di cila është detyra e tij dhe se gjithmonë do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga funksionet e tij nëse është çështja e Kosovës e M. Këtë nuk do ta bënte asnjë politikan opozitar. Për ta e vetmja gjë që e rëndësishme është pushteti”, ka thënë Brnabiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.