Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Gazeta10
06 February 2023 - 7:01

10:00

Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve lanson Platformën për Punësim të të rinjve. Pjesëmarrës do të jenë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Hotel “Sirius”, Prishtnë)

11:00

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite është Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)

11:00

Kryesia e Parlamentit Studentor mban konferencë për media lidhur me organizimin e marshit kundër asociacionit. (Para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë)

12:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të  Zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.