Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Erërat rrezojnë shtyllat elektrike në Vushtrri, kryetari Idrizi: Janë nën menaxhimin e ministrisë

Gazeta10
06 February 2023 - 8:57

Si shkak i erërave të forta disa shtylla elektrike të ndriçimit publik janë rrëzuar në Vushtrri, duke e pa mundësuar ndriçimin në këtë pjesë të qytetit.

Atje po qëndron gazetarja e Kanal10, Saranda Alshiqi e cila ka  thënë se kanë pranuar ankesa lidhur me këtë nga qytetarët që kanë thënë se kjo ka ndodhur për shkak të mos rregullimit të mirë të shtyllave.

Lidhur me këtë Kanal10 ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi i cili në “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, ka thënë se shtyllat nuk janë nën menaxhimin e tyre por të ministrisë.

“Ai aks rrugor është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës, është rrugë magjistrale dhe presim që në muajt në vijim kur të rregullohet autostrada që ndahet në Nadakovc në mendojmë ta marrim aksin rrugorë prej Nadakovcit deri Smerkonicë të marrim si komunë. Na kemi vërejtje në këtë drejtim për shtyllat dhe një gyp i cili është vendosur keq dhe mund të shpërthej dhe përbën rrezik për banorët aty.”, ka thënë Idrizi.

https://youtu.be/CRiVC6nZUto

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.