Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ministri Mehaj pas tërmetit: FSK-ja e gatshme për ta ndihmuar Turqinë

Gazeta10
06 Shkurt 2023 - 9:17

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur Turqinë.

Mehaj u shpreh se Forca e Sigurisë është e gatshme për t’i ofruar ndihmë shtetit turk.

“Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura. Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, tha Mehaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.