
Një protestë kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, që po mbahen në qendren e paraburgimit në Hagë, është thirrur më 1 mars në Holandë, pikërsisht në ditën kur nisë procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kështu është bërë e ditur nga një njoftim në rrjetet sociale, shkruan Gazeta10.
Në janar të këtij viti, në konferencën për përgatitjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi, prokuroria dhe mbrojtja janë dakorduar që gjykimi të nis më 1 mars në Gjykatën Speciale.
