Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shqipëria e dërgon drejt Turqisë një skuadër prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit

Gazeta10
06 February 2023 - 20:14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë dërguar disa trupa të kërkim-shpëtimit për t’i dalë në ndihmë Turqisë, pas goditjes nga tërmetetet.

Rama në një postim në Facecbook, ka shkruar se duhet bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik.

“Një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore, bashkë me mjetet e nevojshme u nisën drejt Turqisë mike, në një mision solidariteti vëllazëror përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate, për të bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik”, ka shkruar Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.