Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpooli dhe Unitedi të interesuar për Kolo Muanin

Gazeta10
07 February 2023 - 17:40

Dy gjigantët anglezë, Liverpooli dhe Manchester United kanë shprehur interesim për sulmuesin francez, Randal Kolo Muani.

Kolo Muani bëri paraqitje mjaft të mira në Botërorin e Katarit dhe shumë skuadra të njohura evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Skuadra e tij aktuale, Eintracht Frankfurt raportohet se për largimin e sulmuesit francez kërkon rreth 100 milionë euro.

Sipas mediave franceze, edhe Kolo Muani dëshiron të kalojë në Ligën Premier.

24-vjeçari po kalon në formë fantastike këtë edicion me Frankfurtin, ku në 27 ndeshje të luajtura, ka arritur të shënojë 12 gola dhe ka kontribuar me 13 asistime.

Francezi erdhi te Frankfurti këtë verë si transfer i lirë, pas një periudhe trivjeçare që e kaloi te skuadra franceze, Nantes.

Kolo Muani ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 37 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.