Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Autonomi territoriale për serbët”- Spahiu paralajmëron se çfarë do të ndodhë me formimin e Asociacionit

Gazeta10
07 February 2023 - 18:18

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu në INFO10 ka komentuar pranimin që kryeministri i vendit, Albin Kurti e bëri për planin evropian lidhur me marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.

Spahiu, ka përfshirë në këtë marrëveshje edhe themelimin e Asociacionit, që sipas tij do të jetë një autonomi territoriale e serbëve, raporton Gazeta10.

“Po, ka qenë e pritshme në rast se teksti mbetet ai që është publikuar, sepse ky tekst shkruan defakto dhe e sheh njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë në këmbim të një autonomie për serbët. Sot nuk përmendet në plan, asociacioni, por përmendet diçka më e rënde që është vetëqeverisje për serbët në Kosovë që nënkupton autonomi në Kosovë. Sigurisht një autonomi më të madhe se sa kjo që parashihet me planin e Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Kosovës që është autonomi shëndetësore, arsimore, kulturore. Këto të tria i gëzojnë më Kushtetutë të Kosovës, tani bëhet fjalë për autonomi territoriale në 10 komunat me shumicë serbe, por ka rëndësi se çfarë kompetenca do të ketë?”, ka thënë Spahiu.

Tutje, ai ka thënë se interesat e Kosovës mund të dëmtohen nëse ndryshohet Kushtetuat e Kosovës, sepse më vonë mund të sjellë pasoja./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.