Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shtohet numri i snajpersitëve në FSK

Gazeta10
07 February 2023 - 20:11

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është rritur numri i snajpersitëve në FSK, pas një trajnimi që Njësia e Operacioneve Speciale janë duke e ndjekur në Jordani.

Mehaj ka thënë se kanë mirënjohje për mundësinë e dhënë nga Jordania, duke shtuar “vazhdojmë drejt sukseseve”.

“Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona. Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir. Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona!Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 October 2026
Lajme
02 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.