
LeBron James është bërë lojtari me më së shumti pikë në histori të NBA, duke kaluar Kareem Abdul-Jabbar, i cili kishte 38,387 pikë, dy dekada pas debutimit të tij në këtë ligë.
Këtë rekord ai e theu të martën mbrëma në ndeshjen e LA Lakers ndaj Oklahoma City Thunder, ndeshje në të cilën shënoi 38 pikë.
Tashmë 38-vjeçari ka 38,388 pikë, duke thyer rekordin e Abdul-Jabbar, që e mbante për më shumë se 4 dekada.
Ndeshja u ndal për 10 minuta, me stafin dhe familjen e James që u futën në parket për të festuar këtë arritje.
“Ju falenderoj që më latë të isha pjesë e diçkaje që gjihtmonë e kam ëndërruar.” – tha James gjatë cermonisë që ishtë përgaditur për të.